Mbi 300 persona të moshuar kanë marrë vaksinën kundër COVID-19

09.04.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave të moshuar mbi 85 vjeç me vaksinën kundër COVID-19. Në ditën e dytë të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 109 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”. Ndërkohë që për dy ditë janë vaksinuar mbi 300 të moshuar. […]

Mbi 300 persona të moshuar kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit të personave të moshuar mbi 85 vjeç me vaksinën kundër COVID-19.

Në ditën e dytë të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 109 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

Ndërkohë që për dy ditë janë vaksinuar mbi 300 të moshuar.

Për të njëjtit po thuhet se kanë gjendjen e mirë dhe se nuk kanë shfaqur reaksione pas vaksinimit.

Nuk pati pritje të gjata për personat e shtyrë në moshë, të cilët kishin vendosur të vaksinohen në qendrën“1 Tetori”, në Prishtinë. E pas marrjes së dozës, secili nga të moshuarit qëndronin ulur për 15 minuta, sipas rregullave të vendosura për personat e vaksinuar.