Mbi 3 mijë qytetarë janë regjistruar për të marrë vaksinën anti-COVID

Mbi 3 mijë qytetarë janë regjistruar për të marrë vaksinën anti-COVID

Tash e disa ditë ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 të personelit shëndetësor dhe personave mbi 80 vjeç, kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu është bërë e ditur se në platformën për aplikimin e marrjes së kësaj vaksine, kanë aplikuar 3 mijë e 256 qytetarë, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:

Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : ekosova@rks-gov.net dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.

Gjatë tre ditëve të para të aplikimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.

Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore, me vaksinën AstraZeneca.

RAPORTO