Mbi 280 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 280 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë
Fjolla Hoxha

15.07.2021 / Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 282 mijë e 180 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 11 mijë e 518 persona.

Dozën e dytë e kanë marrë 78 mijë e 298 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 14 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.509.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës. Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Jasharaj fajëson mësimdhënësit: Nëse mësimi s’mbahet në shkolla, ju e merrni përgjegjësinë

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit