Mbi 269 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 269 mijë e 706 persona. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 12 mijë e 123 persona. Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, deri […]
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 269 mijë e 706 persona.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 12 mijë e 123 persona.
Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, deri tani plotësisht ndaj COVID-19 janë vaksinuar 130 mijë e 511 persona.
IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 72 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.