Mbi 260 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

13.07.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 260 mijë e 955 persona. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 6 mijë e 361 persona. Dozën e dytë e kanë marrë 67 mijë e 578 […]

Mbi 260 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 260 mijë e 955 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 6 mijë e 361 persona.

Dozën e dytë e kanë marrë 67 mijë e 578 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar gjashtë persona.

Ndërkaq si të dyshuar për Sars-COV-2 janë testuar 1 mijë e 50 persona.

Raste aktive që janë duke u trajtuar nga koronavirusi në Kosovë janë 132.