Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.