22.04.2019, 10:13

Mbi 25 mijë familje kosovare po mbesin gjallë vetëm nga sociali

Jeta në Kosovë po vazhdon të jetë shumë e vështirë për disa familje, mbi 25 mijë familje kosovare po llogaritet që të vazhdojnë të mbesin gjallë vetëm nga sociali që marrin nga shteti thuhet në shifrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

25 mijë familje po mbesin gjallë nga sociali, numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, përkatësisht mbi 2 mijë familje, pas asaj vjen Prishtina, Vushtrria e Lipjani.

Numri i familjeve që jetojnë me social në këto komuna shkon në mbi 6 mijë. Ndërkohë, gjithë këto familje i kushtojnë buxhetit të shtetit më të varfër në rajon mbi 33 milionë euro në vit.

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj i bashkohet fushatës së vetëdijesimit në trafik

Llogaritet se social marrin mbi 103 mijë e 409 qytetarë në Kosovë dhe vazhdojnë të mbajnë shpresat tek sociali, ky lloj ‘pensioni’ po mbanë shpresat që të mbesin gjallë vetëm me paratë që marrin.

“Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2018, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,345 familje. Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,275 familje”, thuhet në raportin e ASK’së.


© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.