Që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë deri më tani kanë arritur të marrin vaksinën mbi 236 mijë qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në të dhënat që ka publikuar MSH-ja, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236 mijë e 35 doza të vaksinës.
Kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 57 mijë e 994 qytetarë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë vaksinuar 5 mijë e 251 qytetarë kundër këtij virusi.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës. Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes.
