Mbi 234 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

23.07.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 282 mijë e 180 persona. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 9 mijë e 999 persona. Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, deri […]

Mbi 234 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 282 mijë e 180 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 9 mijë e 999 persona.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë, deri tani plotësisht ndaj COVID-19 janë vaksinuar 99 mijë e 377 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 18 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës. Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.