Mbi 221 mijë persona udhëtuan përmes Aeroportit të Prishtinës vetëm këtë muaj

28.12.2023

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, potencon se presin që vitin 2023 ta përmbyllin me mbi 3.4 milionë udhëtarë Nga data një dhjetor e këtij viti e deri më sot, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë udhëtuar mbi 221 mijë udhëtarë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja për media nga Aeroporti i […]

Mbi 221 mijë persona udhëtuan përmes Aeroportit të Prishtinës vetëm këtë muaj Foto: Ilustrim

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, potencon se presin që vitin 2023 ta përmbyllin me mbi 3.4 milionë udhëtarë

Nga data një dhjetor e këtij viti e deri më sot, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë udhëtuar mbi 221 mijë udhëtarë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja për media nga Aeroporti i Prishtinës, Valentina Gara, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Gara ka theksuar se nga ky numër, mbi 133 mijë kanë qenë në ardhje.

Ajo potencon se presin që vitin 2023 ta përmbyllin me mbi 3.4 milionë udhëtarë.

Ndërkaq, njoftoi se të dhënat e sakta do të publikohen në janar të vitit 2024.

“Vetëm në muajin dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 mijë e 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 mijë e 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në Janar 2024”, shkroi Gara.