Mbi 22 mijë persona u vaksinuan kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 22 mijë persona u vaksinuan kundër COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

24.04.2021 / Lajme

Për disa dite me radhë ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 i personave të moshës mbi 75-vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike.

Para disa dite edhe personeli shëndetësor i FSK-së është duke u trajnuar për t’u përgatitur për kontingjentin e radhës së vaksinave.

Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24.000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX.

Dje Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media theksoi se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, meqë, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, njoftoi MSH-ja.

Momentalisht, janë duke u administruar dozat e fundit të vaksinës AstraZeneca, të cilat Kosova i pranoi si donacion në fund të marsit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Kosova nga ky program fitoi 24 mijë doza.

Ditë më parë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot ka bërë të ditur se nga këto vaksina Kosova do t’i përfitojë 95 mijë doza, të cilat pritet të vijnë në Kosovë nga muaji maj.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurtit. 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Von der Leyeni në Twitter.

RAPORTO