Mbi 21 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

24.08.2021

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19. Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi. Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda […]

Mbi 21 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi.

Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë janë vaksinuar 21 mijë e 719 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 485 mijë e 319 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 244 mijë e 235 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 729 mijë e 554.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.