Mbi 2 mijë persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit si veteranë

22.02.2020

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), thonë se rreth 2 mijë e 100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranë. Por një gjë të tillë e kanë mohuar në departamentin e familjes së dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, duke thënë se asnjë […]

Mbi 2 mijë persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit si veteranë

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), thonë se rreth 2 mijë e 100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranë.

Por një gjë të tillë e kanë mohuar në departamentin e familjes së dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, duke thënë se asnjë person nuk është larguar nga kjo listë.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati për KosovaPress ka thënë se lista e veteranëve, duhet të pastrohet dhe një proces i tillë ka nisur.

Sipas Gucatit, largimi dhe pastrimi i listës po bëhet në heshtje me qëllim që mos të ngjallen reagime e protesta.

Madje ai thotë se nga Gjykata e Pejës ka dënuar mbi 40 persona pasi janë vërtetuar se në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë pensionet.

“Në bazë të asaj që është marr në terren, është reale ne e dimë se mbi 2100, ne e dimë këtë shifër, por mua derisa më thotë drejtori se nuk janë larguar tash a duan ta mbajnë sekretin e vetë për arsye se nuk duan të bëjnë dridhje në opinion dhe mos të dalin veteranët në rrugë. Është reale që asnjë veteranë nuk ka bërë ankesë unë e di që janë larguar është rasti në Pejë kanë kthyer dhe mjete, janë dënuar duke i kthyer mjetet janë .Mbi 40 persona janë në Pejë që janë dënuar është real nën hetime janë mbi 7 mijë, edhe ka mbi 40 janë larguar dhe janë dënuar me vuajtje të dënimit me kusht mbi 6 muaj deri 1 vit. Edhe kanë me i kthyer pagat që i kanë marrë. Kjo është reale nuk mund ta mohoj as Hysni Gucati as institucionet e vendit”, theksoi Gucati.

Kryetari i OVL-UÇK-së, thekson se vetëm nga territori i Shqipërisë nga lista përfitues i pensionit veteranë janë largua 400 persona.

“Është reale që në territorin e Shqipërisë mbi 400 janë larguar kjo është reale se janë ardhur janë ankuar disa nga Shqipëria. Edhe ankesat banale bëhet thotë i kam mbajtur një familje kosovare. Kjo është reale… Ne shumë shpejt do të shkojmë në Shqipëri do të takohemi me ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të marrim informacione për ata që marrin paga në territorin e Shqipërisë që janë veteranë dhe marrin paga nëm territorin e Shqipërisë do jetë ligji i barabartë për të gjithë me veteranët e Kosovës. E jo ata të marrin paga në Shqipëri dhe të marrin pensionin në Kosovës. Këtë e kemi kërkuar dhe kjo do kryhet shumë shpejt…Derisa një vete ranë i Kosovë nuk ka të drejtë të jetë në punë dhe të gëzoi pagën dhe pensioni, atëherë pse paska të drejtë të marr pagën e dyfishtë”, thotë kryetari i OVL-UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në departamentin e familjes së dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, Bahri Xhaferi thotë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë listë të re që tregon se ndonjë përfitues i pension veteranë është larguar nga lista për pensione.

Ai madje thotë se numri i atyre që marrin pensione gjatë vitit 2019, ka qenë konstat dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim e cila sillet mbi 38 mijë përfitues.

Në bazë të statistikave për vitin 2019 në Departamentin e Familjes së Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës në muajin shkurt kanë qenë 38217 përfitues të pensioneve si veteranë, në muajin mars – 38094, në prill – 38031, maj – 38053, qershor – 38052, korrik – 38074, gusht – 38103, shtator – 38120, tetor – 38105, nëntor – 38038, dhjetor – 38101.

Etiketat