Mbi 189 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

02.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksiniimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Janë bërë më shumë se dy javë që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv të popullatës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 189 mijë e 6 persona kundër […]

Mbi 189 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksiniimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Janë bërë më shumë se dy javë që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv të popullatës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 189 mijë e 6 persona kundër COVID-19.

Sipas MSh-së vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 8 mijë e 517 qyetarë kundër këtij virusi.

Ndërsa, deri tani 45 mijë e 15 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës. Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga kjo ministri.

Ndryshe qytetarët po vaksinohen me dozën e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.