Mbi 180 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

26.08.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 972 teste kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 188 qytetarë. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve […]

Mbi 180 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 972 teste kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 188 qytetarë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 265,452.

Në total numri i rasteve aktive është 2,254.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.455 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.477 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.966 doza të treta dhe 1,700 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.