Mbi 18 mijë fletëvotime nga diaspora të aprovuara

Organizata jo-qeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar raportin e verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga jashtë Kosovës, deri më datën 22 shkurt.

Sipas GERMIN-it, deri më tani janë aprovuar 18 mijë e 731 votues nga jashtë, teksa 7 mijë e 670 votues janë refuzuar.

Deri më sot, Komisioni Qendror Zgjedhor ka hapur 14 mijë e 930 pako ose 34.36 përqind të totalit të tyre.

Nga të gjitha votat e shqyrtuara deri më datën 21 shkurt, janë verifikuar 70.95% e votuesve.

Arsyet që çuan deri në refuzimin e votave janë nga më të ndryshmet.

Sipas Organizatës GERMIN, dy mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2 mijë e 76 votues u refuzuan në periudhën e aplikimit, 877 janë të paidentifikuar, 333 që kanë dërguar fletëvotime 2 herë dhe 310 që kanë dërguar dokumente jo-valide.

RAPORTO