Mbi 170 mijë punëtorë kërkojnë kompensim të pagave nga pakoja fiskale

Mbi 170 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave bazuar në Pakon Emergjente Fiskale.

Nga data 11 prill kur ka filluar aplikimi për përfitime nga pakoja fiskale deri të premten në ATK  kërkesa për kompensim dhe subvencionim të qirasë kanë paraqitur mbi 40 mijë biznese.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK’së Ilir Murtezaj thotë se janë mbi 1500 punëtorë të cilëve u janë shkëputur kontratat dhe për të cilët është kërkuar kompensim ndërsa mbi 11 mijë të tjerë kanë lidhur kontratë në muajin mars të këtij viti.

“30911 biznese kanë aplikuar për kompensim të pagës ndërsa 7581 biznese të cilat kanë kërkuar kompensim të qirasë. Ato të cilat kanë kërkuar kompensim të pagës janë biznese të cilat sipas masave 3A, masës 7,8 dhe 14 të cilat kanë kërkuar të përfitojnë sipas kategorive A, B, C, të cilat ne i kemi quajt për risk janë në këtë përbërje: 143668 punëtorë janë për të cilët është kërkuar është kërkuar vlera 170 euro, pra punëtorët aktiv të cilët bizneset për shkak të vështirësive nuk kanë arritur tu kompensojnë pagën e plotë”, tha Myrtezaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.