Mbi 17 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

10.08.2021

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19. Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi. Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda […]

Mbi 17 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: epa08859342 A boy wearing face protective mask walks next by a mural depicting a nurse amid the ongoing coronavirus COVID-19 pandemic in Pristina, Kosovo, 03 December 2020. Government of the Republic of Kosovo extended the two weeks night curfew to stem the widespread of the SARS-CoV-2 coronavirus which causes the Covid-19 disease. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi.

Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë janë vaksinuar 17,085 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 333.965 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 170.852 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 504.817.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës. Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se tash e disa javë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.