Mbi 160 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

01.07.2022

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 563 testime, ndërsa janë shëruar 29 pacientë. Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur. Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 730. MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 25 persona. Numri i të vaksinuarve me dy dozat […]

Mbi 160 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 563 testime, ndërsa janë shëruar 29 pacientë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 730.

MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 25 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.746, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.234.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.615.