Mbi 16 mijë inspektime nga Inspektorati i Punës, në shërbim të mirëqenjes sociale dhe shëndetit në punë

Mbi 16 mijë inspektime nga Inspektorati i Punës, në shërbim të mirëqenjes sociale dhe shëndetit në punë
Taulant Krasniqi

10.08.2019 / Lajme

Skender Reçica, Ministër në detyrë i mirëqenjës sociale, ka bërë të ditur se janë bërë mbi 16 mijë inspektime nga ana e Inspektorati i Punës në shërbim të mirëqenjës sociale dhe shëndetit në punë.

“Siguria dhe shëndeti në vendin e punës për punëtorët tanë është jetike dhe njëherit obligim i yni dhe objektiv kyç”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Po ashtu ai ka shkruar se: “Angazhimi ynë me përkushtim, me mbi 16.000 inspektime nga ana e Inspektoratit të Punës ka bërë që të kemi një realitet tjetër sa i përket respektimit të kritereve minimale për siguri dhe shëndet në vendin e punës, posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë”.

“Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha!”, ka përfunduar shkrimin Reçica në Facebook.

Ministri në deryrë ka postuar edhe një video gjatë aktiviteteve të Inspektoratit.

RAPORTO