Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) çdo ditë kemi mbi 3 mijë të vaksinuar kundër këtij virusi.

Brenda 24 orëve janë vaksinuar 4 mijë e 862 qytetarë, ndërsa prej fillim të këtij procesi e deri tani janë vaksinuar 157 mijë e 338 qytetarë.

Me këtë rast, numri i të vaksinuarve me dozën e dytë të vaksinës ka shkuar në 29 mijë e 314.

Në anën tjetër, për 24 orë janë regjistruar edhe 11 raste të reja, kurse 6 qytetarë janë shëruar nga COVID-19.