Mbi 1500 gra shtatzëna u larguan nga puna, Inspektorati i Punës shqiptoi 281 gjoba

07.02.2022

Në këtë komision u kërkuar të dijë për numrin e ankesave që janë bërë në këtë institucion. Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, tha se Ligji në tërësi nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 për qind e grave ngacmohen seksualisht në punë. “Ne si komision mendojmë se ligji nuk […]

Mbi 1500 gra shtatzëna u larguan nga puna, Inspektorati i Punës shqiptoi 281 gjoba Foto: Ilustrim

Në këtë komision u kërkuar të dijë për numrin e ankesave që janë bërë në këtë institucion.

Kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, tha se Ligji në tërësi nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 për qind e grave ngacmohen seksualisht në punë.

“Ne si komision mendojmë se ligji nuk është duke u implementuar si duhet. Sa ankesa keni pasur. Sa inspektor janë aktiv. 90 për qind e grave ngacmohen seksualisht. Edhe me ndryshu ligjin çka duhet të bëjmë se janë raste të përditshme në Kosovë. Gratë janë duke pritur para Kuvendit dhe është gjendje alarmante”, tha ajo.

E Agim Millaku, ushtrues detyre i drejtorit të Inspektoratit të Punës ka thënë se mbi 5 mijë raste për diskriminim janë trajtuar nga inspektorati i punës, ndërsa 36 inspektorë janë në tërë Kosovën, ku 6 prej tyre janë gra.

Tutje ai tha se janë shqiptuar 281 gjoba.

“Sa e ndishme është edhe problematike kjo çështje. Në raportet nga tereni nuk e kam ndonjë rast si rast diskriminimi. Pala e ka ditur që në momentin që skadohet kontrata përfundon marrëdhënia në punë.

Mbi 1000 ankesa kemi pasur për realizimin e të drejtave që janë lajmëruar që janë të trajtuar. 5000 raste janë trajtuar nga inspektorati i punës. 36 inspektorë janë në tërë Kosovën. Tani kemi marrë veprime me i deklaru që të 5 inspektorët në veri. 6 gra inspektore janë pjesë ekzekutive. Secila palë që është e diskriminuar duhet ankesë te punëdhënësi dhe ai brenda 15 ditëve duhet ta nxjerrë vendimin”, u shpreh Millaku.

“Inspektori bënë hetimin e plotë lidhur me rastin dhe për këtë bënë raport zyrtar dhe pas kësaj pason vendimi. Pala mundet në kuptimin anonim me iu drejtu inspektorit punës. Në ligjin e punës janë të njëjtat problematika mbrojtje nga diskriminimi por është prezantuar si mohim i të drejtave. Ne mbikëqyrim ligjin e punës dhe trajtojmë si rast për çka pala ka bërë ankesë. Kemi shqiptuar 281 gjoba dhe kemi pasur mbi 1000 vërejtje”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

Anita Alaj-Kalanderi, drejtoreshë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, tha se misioni i tyre është ofrimi i shërbimeve për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë avokat.