Mbi 15 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

25.09.2020

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të numrit të infektuarve me Koronavirus, edhe numri i viktimave gjithashtu. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 63 raste me këtë virus. Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet […]

Mbi 15 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të numrit të infektuarve me Koronavirus, edhe numri i viktimave gjithashtu.

Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 63 raste me këtë virus.

Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 333 nga 64 mijë e 230 persona të dyshimtë me virusin SARS CoV2.

Sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik në Kosovë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës nga IKSHPK-ja dje janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19.