Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 15 mijë e 221 qytetarë.
Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 282 mijë e 89 qytetarë.
Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 146 mijë e 215 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Ndërsa numri total i dozave të administruara është 428 mijë e 818.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428.818 doza të vaksinës. Deri më sot 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.