Mbi 144 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

24.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës. Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) çdo ditë kemi mbi 3 mijë të vaksinuar kundër këtij virusi. Brenda 24 orëve janë vaksinuar 3 mijë e 669 qyetarë, ndërsa prej […]

Mbi 144 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) çdo ditë kemi mbi 3 mijë të vaksinuar kundër këtij virusi.

Brenda 24 orëve janë vaksinuar 3 mijë e 669 qyetarë, ndërsa prej fillim të këtij procesi e deri tani janë vaksinuar 144 mijë e 685 qytetarë.

Me këtë rast, numri i të vaksinuarve me dozën e dytë të vaksinës ka shkuar në 22 mijë e 906.

Në anën tjetër, për 24 orë janë regjistruar edhe 20 raste të reja, kurse 19 qytetarë janë shëruar nga COVID-19.