Mbi 141 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë

22.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës. Deri më tani kundër COVID-19 në vendin tonë janë vaksinuar 141 mijë e 8 persona. Kështu të paktën ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSh). Nga kjo ministri është thënë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar […]

Mbi 141 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Deri më tani kundër COVID-19 në vendin tonë janë vaksinuar 141 mijë e 8 persona.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Nga kjo ministri është thënë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 6 mijë e 595 persona.

Ndërsa sipas kësaj ministrie deri tani 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe më 15 qershor ka filluar procesi i realizimit të Planit për Vaksinimin Masiv në Kosovë.

Qyetarët po vaksinohen me llojin e vaksinës “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.