Mbi 13 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

26.09.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve është […]

Mbi 13 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke e arritur numrin total 617, njofton SuharekaOnline.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast poztiv me COVID-19.