Mbi 13 mijë të shëruar dhe 1,441 raste aktive me COVID-19

01.10.2020

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 46 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e arritur numrin e të infektuarve 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Sipas statistikave të IKSHPK-së që nga fillimi i marsit ku në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus deri […]

Mbi 13 mijë të shëruar dhe 1,441 raste aktive me COVID-19 Foto: Ilustrim

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 46 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, duke e arritur numrin e të infektuarve 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas statistikave të IKSHPK-së që nga fillimi i marsit ku në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus deri më tani janë shënuar 625 raste të vdekjesnjofton SuharekaOnline.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,441.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Komunën e Suharekës nga IKSHPK-ja nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.