Mbi 13 mijë të shëruar dhe 1,347 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive.

Sipas statistikave të IKSHPK-së numri total i rasteve pozitive është 15,705 raste nga 69,108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton SuharekaOnline.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, numri total i viktimave deri më tani është 627.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,347.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.