Mbi 13 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

26.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë kryer 1,651 testime prej të cilave 704 kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Në Komunën e Suharekës dje nga IKSHPK janë identifikuar 17 raste të reja me Coronavirus dhe është raportuar për një viktimë. Vendbanimet e rasteve të djeshme janë nga këto vendbanime: Suharekë […]

Mbi 13 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësis Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë kryer 1,651 testime prej të cilave 704 kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Në Komunën e Suharekës dje nga IKSHPK janë identifikuar 17 raste të reja me Coronavirus dhe është raportuar për një viktimë.

Vendbanimet e rasteve të djeshme janë nga këto vendbanime: Suharekë (5), Gelancë (4), Bllacë (2), Mushtisht (1), Peqan (1), Savrovë (1), Shirokë (1), Studençan (1) dhe Tërrnje (1), shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22,137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,168.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 36,253 raste nga 135,969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes