Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

28.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se janë kryer 1,827 testime prej të cilave 764 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 14 të reja me koronavirus, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i […]

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dje ka njoftuar se janë kryer 1,827 testime prej të cilave 764 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se dje në Komunën e Suharekës janë identifikuar 14 të reja me koronavirus, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.