Mbi 13 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

02.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të martën janë identifikuar 521 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 7 raste me virusin korona dhe nuk ka raportuar për ndonjë të vdekur në këtë komunë. Sipas raportit të IKSHPK-së bëhet e ditur se […]

Mbi 13 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të martën janë identifikuar 521 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës dje janë identifikuar 7 raste me virusin korona dhe nuk ka raportuar për ndonjë të vdekur në këtë komunë.

Sipas raportit të IKSHPK-së bëhet e ditur se të gjitha rastet vijnë nga qyteti i Suharekës, përcjellë SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25,586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,505.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 40,117 raste nga 145,363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,026 raste të vdekjes.