Mbi 13 mijë kosovarë ia mësynë dje Shqipërisë, kolona të gjata edhe sot në pikat kufitare

Mbi 13 mijë kosovarë ia mësynë dje Shqipërisë, kolona të gjata edhe sot në pikat kufitare
Eurolinda Zenelaj

10.04.2021 / Lajme

Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit raportohet nga mediat për kolona të gjata të kosovarëve që po presin në kufi me Shqipëri.

Vetëm gjatë ditës së premte mbi 13 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar vikendin në shtetin shqiptar, e ku shumica e kosovarëve pushojnë pranë bregdetit.

Arsyeja më e madhe e shkuarjes drejt Shqipërisë ishin masat e reja kufizuese që janë vendosur në Kosovë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare për 12 ditë, pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë javëve të fundit.

Për ata që duan të kalojnë kufirin me Shqipërinë ose anasjelltas, aktualisht nuk ka ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për tu pajisur me test negativ PCR.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Stançiq03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-050000
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë05-1015-3050300-400
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0503-050000
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë03-0503-050000
Merdarë03-0505-1500100-150
RAPORTO