Mbi 128 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

17.07.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 128 mijë e 69 persona. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 11 mijë e 546 persona. Dozën e dytë e kanë marrë 88 mijë e 961 […]

Mbi 128 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 128 mijë e 69 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 11 mijë e 546 persona.

Dozën e dytë e kanë marrë 88 mijë e 961 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës. Deri më sot 88.961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.