Mbi 12,790 kurorëzime gjatë 2020’s, numër ky më i vogël se në vitet e kaluara!

27.02.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna zyrtare të veçanta dhe gjithëpërfshirëse, të cilat janë mbledhur për seri të ndryshme kohore e që kanë të bëjnë me Kosovën. Në këto statistika ndër të tjera janë të përfshira edhe statistikat vitale në të cilat hynë numri i lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për 5 […]

Mbi 12,790 kurorëzime gjatë 2020’s, numër ky më i vogël se në vitet e kaluara! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhëna zyrtare të veçanta dhe gjithëpërfshirëse, të cilat janë mbledhur për seri të ndryshme kohore e që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në këto statistika ndër të tjera janë të përfshira edhe statistikat vitale në të cilat hynë numri i lindjeve, vdekjeve, kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve për 5 vitet e fundit (2015-2020).

Nga këto statistika të ASK-së bëhet e ditur se numri i kurorëzimeve nga viti 2015 deri në vitin 2020 ka qenë i ndryshueshëm, me ç’rast ka shënuar rënie të dukshme, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe numri i shkurorëzimeve gjatë vitit 2020 ka qenë rreth 220, numër ky dukshëm më i vogël se ai i 2015’ës i cili ka qenë rreth 1.234.

Në tabelën e mëposhtme është paraqitur numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve nga viti 2015 deri në 2020.

VitiKurorëzimeShkurorëzime
201517.2291.234
201615.832817
201717.406674
201816.956713
201917.852722
202012.793220