Mbi 12 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se dje janë identifikuar 720 raste të reja me Covid-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë regjistruar 10 raste të reja me virusin Korona, njofton SuharekaOnline.

Që nga marsi ku në Kosovë u regjistruan rastet e para me Covid-19 deri më tani numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë dhe 860 raste të vdekjes.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 469 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 18.347 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.008.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.