Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëzat i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 793 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Bllacë (1), Greikoc (1), Sallagrazhdë (1), Studençan (1), Suharekë (1) dhe Vraniq (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.

Numri total i rasteve pozitive është 82.125 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

RAPORTO