Mbi 12 mijë qytetarë vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Mbi 12 mijë qytetarë vaksinohen në 24 orët e fundit në Kosovë
Fisnik Sadiku

17.07.2021 / Lajme

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 12 mijë e 430 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 220 mijë e 250 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 90 mijë e 165 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 310 mijë e 415.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës. Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Mbi 137 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Kujtojmë se caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit

5

3 orë më parë / Lajme

PDK të enjten zgjedh Kryesinë e re