Mbi 12 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

24.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 12 mijë e 932 qytetarë. Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 248 mijë e 714 qytetarë. […]

Mbi 12 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se brenda 24 orëve në vendin tonë janë vaksinuar 12 mijë e 932 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 248 mijë e 714 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 107 mijë e 551 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 356 mijë e 771.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës. Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se tash e disa ditë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.