Tash e sa muaj është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa nga 15 qershori ka filluar vaksinimi masiv i popullatës ndaj këtij virusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani 118 mijë e 538 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.

“Në gjithë vendin tashmë ka nisur vaksinimi masiv, ndërkohë në 24 orët e fundit janë imunizar 8 mijë e 446 persona”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 184, një prej tyre në Komunën e Suharekës.