Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19, paralajmërohen masa të reja për fundvit

15.12.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë ditës së hëne ka njoftuar janë identifikuar 329 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së hëne në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 81 vjeç, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, gjatë […]

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19, paralajmërohen masa të reja për fundvit Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë ditës së hëne ka njoftuar janë identifikuar 329 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së hëne në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 81 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34,155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11,551.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 46,909 raste nga 164,548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,203 raste të vdekjes.

Gjatë ditës së hëne Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave ku kanë vlersuar situatën epidemiologjike në vend.

Në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kemi bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecim tutje në këtë dy javët e fundit të vitit.Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë” ka njoftuar Zemaj.

Zemaj ka paralajmëruar se masa të reja anti-COVID për fundvit.

Ne e kemi obligim ligjor, obligim ndaj qytetarëve, secili në përgjegjësit e veta, në radhë të parë ta ketë ruajtjen e shëndetit publik, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, si prioritet mbi prioritetet.Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fund vit” ka thënë tutje Zemaj.

Edhe zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka dhënë detaje nga ky takim ku ka njoftuar se me ministrin Zemaj dhe kryetarët e komunave janë dakorduar që mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet të analizohet edhe një herë zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.