Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

16.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë identifikuar 574 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 13 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Leshan (1), Mushtisht (1), Studençan (1) […]

Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se janë identifikuar 574 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 13 viktima nga ky virus.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Leshan (1), Mushtisht (1), Studençan (1) dhe Suharekë (1).

Gjithashtu, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.

Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.