Mbi 107 mijë qytetarë morën dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

25.07.2021

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 356.771 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine. Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për 19 […]

Mbi 107 mijë qytetarë morën dozën e dytë të vaksinës  anti-COVID Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 356.771 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të kësaj vaksine.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar për 19 raste të reja COVID-19.

Njoftimi i plotë:

24 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

Në total numri i rasteve aktive është 137.