Mbi 100 mijë Kosovarë kanë hyrë në Shqipëri brenda një jave

09.09.2020

Qytetarët e Kosovës edhe në javën e parë të shtatorit morën rrugën për në bregdetin e Shqipërisë. Gjatë javës së parë të këtij muaji mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në bregdetin shqiptar. Në të dhënat nga policia e Kufirit dhe Migracionit, mbi 100 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm përmes pikës kufitare […]

Mbi 100 mijë Kosovarë kanë hyrë në Shqipëri brenda një jave Foto: Ilustrim

Qytetarët e Kosovës edhe në javën e parë të shtatorit morën rrugën për në bregdetin e Shqipërisë.

Gjatë javës së parë të këtij muaji mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në bregdetin shqiptar.

Në të dhënat nga policia e Kufirit dhe Migracionit, mbi 100 qytetarë kanë hyrë në Shqipëri vetëm përmes pikës kufitare Morinë, shkruan ATSH.

Gjithashtu është raportuar se po punohet me procedurë të përshpejtuar e me kapacitet të plotë, me 6 sportele.