Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

11.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfimuar 529 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm […]

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfimuar 529 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 3 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.

Rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.