Mbi 10 mijë e 600 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 578 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 8 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë identifikurar 9 raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e 4 rasteve pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës janë: Gelancë (1), Leshan (1), Mohlan (2), Mushtisht (1), Studençan (2) dhe Vraniq (2).

Gjithashtu, janë shëruar 470 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 76.688 raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.

RAPORTO