Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë

16.08.2022

AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thotë se mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë. Ata kërkojnë nga Qeveria të bëhet çmos për zgjidhjen e këtij problemi nacional. Komunikata e plotë e AKB-së: “Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në […]

Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë

AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thotë se mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë.

Ata kërkojnë nga Qeveria të bëhet çmos për zgjidhjen e këtij problemi nacional.

Komunikata e plotë e AKB-së:

“Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë

Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri në Kosovë prodhuesve dhe bizneseve vendor,terri po kthehet , problemet me energji do i kushtojnë shumë bizneseve prodhuse dhe shërbyese si alternativë që do ti përdorin agregatët me derivate të cilat janë një her më të shtrenjta se në vitet e më hershme.

Qeveria e Kosovës nuk po arrin ti plotësoj as kushtet elementare për prodhuesit dhe bizneset vendore me at të energjisë elektrike.

Çmimi i prodhimeve dhe sherbimeve vendore rrezikon të shtrenjtohen në mungesë të energjisë elektrike për 6 orë mbrenda 24 orëve, për industrinë prodhuese do të jetë shumë më shumë se sa mund të kalukulohet saktësisht.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të martën rruga Skënderbeu mbetet 6 orë pa furnizim me energji elektrike

AKB i kërkon qeverisë të bën çmos të zgjedh këtë problem nacional”, thuhet ne komunikatë.

Kujtojm se pa u bërë 24 orë nga njoftimi për reduktime të energjisë elektrike në Kosovë, duket që është gjetur zgjidhja. Së paku tash për tash.

Në pasditen e 15 gushtit, Ministria e Ekonomisë konfirmoi se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektike, pas një marrëveshjeje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, kurse për furnizim është Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Në mëngjesin e së hënës, KEDS-i njoftoi për reduktime të rrymës sipas orarit – gjashtë orë me të dhe dy orë pa të.

Por, bashkëpunimi me Shqipërinë nuk dihet se sa do te zgjasë. Ndërkohë vetëm para pak ditëve, Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, ku edhe ka paralajmëruar një dimër të vështirë të furnizimit më rrymë.

Etiketat