Mbetet pezull ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit privat

02.06.2020

Ende nuk dihet se kur do të nisë ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit privat për muajin maj, edhe pse në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kanë përfunduar procedurat e kërkesave të kompanive për 193 mijë të punësuar për kompensim të pagave 170 euro të parapara me pakon emergjente fiskale. Drejtues të ATK-së, Ilir […]

Mbetet pezull ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit privat Foto: Ilustrim

Ende nuk dihet se kur do të nisë ekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit privat për muajin maj, edhe pse në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) kanë përfunduar procedurat e kërkesave të kompanive për 193 mijë të punësuar për kompensim të pagave 170 euro të parapara me pakon emergjente fiskale.

Drejtues të ATK-së, Ilir Murtezaj ka thënë për KosovaPress se deri tash 171 mijë punëtorë kanë përfituar nga një pagë për muajin prill prej Pakos Emergjente Fiskale.

Murtezaj deklaron se edhe mbi 20 mijë punëtorë kanë mbetur pa e marrë pagën e muajit prill, derisa shprehet se nuk e dinë kur do të nisë shpërndarja e pagave për muajin maj.

KosovaPress ka kërkuar dy ditë më parë përgjigje nga Ministria e Financave dhe Transfereve, por nuk janë përgjigjur lidhur me ekzekutimin e pagave për muajin maj.