Mbërrijnë në Kosovë 38 bashkëatdhetarë që u nisën dje nga Sllovenia

Ambasada e Kosovës në Sllovendi, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën është mundësuar kthimi në Kosovë i 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.

“Në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e institucioneve të Republikës së Sllovenisë, të shtunën kemi mundësuar kthimin në Kosovë të 38 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni.

Transporti është organizuar me automjetet e bashkatdhetarëve si dhe me një automjet transporti të udhëtarëve të një kompanie private.
38 qytetarët e Kosovës kanë arritur në vendlindje ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës.

Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi  si dhe për Ambasadat e Kosovës në Kroaci e Mal të Zi, për përkrahjen e ofruar” thuhet në njoftim.

RAPORTO