Mazreku: Një shtet i gatshëm të garantojë BKS-në për Kartonin e Gjelbër
Në lidhje me këtë vizitë ka dhënë detaje edhe Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku. Mazreku ka thënë sot se një shtet është i gatshëm të garantojë BKS-në për Kartonin e Gjelbër. “Pas përfundimit të vizitave me byrojat përreth në korrik është planifikuar një takim i radhës në Byronë e Kartonit të Gjelbër […]
Në lidhje me këtë vizitë ka dhënë detaje edhe Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku.
Mazreku ka thënë sot se një shtet është i gatshëm të garantojë BKS-në për Kartonin e Gjelbër.
“Pas përfundimit të vizitave me byrojat përreth në korrik është planifikuar një takim i radhës në Byronë e Kartonit të Gjelbër në Bruksel nga atje presim që të marrim ndonjë konfirmim dhe nga ato shtete që e kemi marr konfirmimin duhet ta miratojmë dhe aprovojmë në Zyrën e Byrosë së Kartonit të Gjelbër pastaj të aplikojmë në komunitetin e aplikimeve dhe si BKS të bëjmë zgjidhje sa i përket Kartonit të Gjelbër, po punohet shumë bashkë me Bankën Qendrore gjithsesi e kemi një lajm që një shtet e ka ndarë mendjen që me na përkrah e procesit të alternativës sa i përket këtij kartoni por nuk mund ta bëjë të ditur emrin e shtetit për shkak të disa procedurave”, u shpreh Mazreku në RTK.
Sipas tij, gjatë 15 muajve në BKS është bërë një punë e jashtëzakonshme.
Mazreku potencoi se qëllimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.
“Qëllimi kryesor është intensifikimi dhe rregullimi edhe më i mirë i marrëdhënieve byrove përreth, javën e kaluar kemi takuar edhe Byronë në Maqedoni dhe Shqiptare këto ditë do të takojmë edhe Byrotë tjera ku qëllimi kryesorë është gjetja e modaliteteve sa i përket Kartonit të Gjelbër. Për këto 15 muaj është bërë një punë e jashtëzakonshme në BKS dhe atë që e kemi si qëllim kryesorë është edhe anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, mirëpo kjo do të ishte e pamundur pa një marrëdhënie të mirë të me fqinjët tu përfshirë Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, u shpreh Mazreku.